VIDEO/ Penallti e mohuar dhe Seferi i pafat, mbyllet në paqe pjesa e parë

schedule18:50 - 14 Tetor, 2020

schedule 18:50 - 14 Tetor, 2020

Lituania dhe Shqipëria e kanë mbyllur në barazim 0-0 pjesën e parë, në një 45 minutësh ku kuqezinjtë tanë dominuan. Që në shkelmimin e parë të topit, djemtë e Rejës bënë vazhdimisht presing dhe krijuan disa raste të volitshme për të shënuar.

Lenjani doli shumë herë nga e majta dhe arriti të krosojë topa të shumtë për Brojën dhe Seferin, por mbrojtja vendase arriti të neutralizojë në momentet e fundit. Rastin më të pastër, e pati Seferi, i cili gjuajti bukur me të jashtmen e këmbës së djathtë, por portieri vendas bëri një pritje të shkëlqyer, duke çuar topin në goditje këndi.

Gjithashtu, Shqipërisë iu mohua edhe një penallti, pas një prekje topi të dukshme me dorë nga mbrojtësi i Lituanisë. Ndërsa momenti i vetëm i rrezikshëm në portën tonë, ishte një gol i anuluar i Lituanisë, pas një faulli ndaj portierit Berisha. Mbyllet 0-0 pjesa e parë, por Shqipëria dominoi!/abcnews.al