VIDEO/ Pasojat e tërmetit, kryebashkiakja e Kurbinit debat me banorët

schedule14:29 - 4 Dhjetor, 2019

schedule 14:29 - 4 Dhjetor, 2019

Kurbini është një ndër zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Shumë banesa janë shkatërruar ndërsa banorët janë detyruar të qendrojnë në çadra, ndërsa një pjesë në hotele.

Kryetarja e bashkisë Majlinda Cata ka pasur debate ditën e sotme me banorët në Fushë-Mamurras, të prekur nga tërmeti të cilët duket se  janë të pakënaqur me menaxhimin e situatës.

“Ju kemi ofruar me aq kapacitete sa kemi pasur, ju kemi ofruar çadra. Ne kemi rreth 800 veta në hotel dhe kemi mbi 122 familje që u kemi dhënë cadra. Për të ruajtur jetën tonë dhe të familjarëve duhet të rrimë jashtë shtëpisë”m shprehet ajo para banorëve.

Më pas një Fushë-Mamurras ishte sot edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili po ashtu pati deebate me banorët. Sipas banorëve ministri ka ardhur shumë vonë, ndërsa eksperët ende nuk kanë bërë vlerësimin e banesave./abcnews.al