Dr Arup Senapati, mjek kirurg në Indi, mes lodhjes së frikës nga përhapja e COVID-19, ka sjellë një atmosferë ndryshe për pacientët e infektuar me koronavirus.
I veshur me pajise mbrojtëse të COVID-19, mjeku ka performuar para pacientëve për t’i bërë ata të ndjejnë një atmosferë ndryshe dhe për të shmangur një moment frikën e humbjes së jetës nga COVID-19.
Video u publikua në rrjetin social “Twitter” nga Dr. Syed Faizan Ahmad i cili shkruan: Ky është kolegu im duke vallëzuar përpara pacientëve me COVID-19, për t’i bërë ata të ndjehen të lumtur.
Video e publikuar është parë më shumë se 5 milion herë, shkruajnë mediat e huaja.
“Ishte një nga ditët rraskapitëse për shkak të situatës së COVID-19. Java ishte e vështirë. Unë thjesht doja që pacientët të ndjeheshin pozitiv, të mbaja moralin lart. Ne po punojmë çdo ditë për ta mposhtur këtë sëmundje”, është shprehur vet kirurgu i cili ka dhënë këtë shfaqje.
Meet my #COVID duty colleague Dr Arup Senapati an ENT surgeon at Silchar medical college Assam .
Dancing infront of COVID patients to make them feel happy #COVID19 #Assam pic.twitter.com/rhviYPISwO— Dr Syed Faizan Ahmad (@drsfaizanahmad) October 18, 2020
/abcnews.al/