VIDEO/ Partizani “nuhat” Europën, Flamurtari i shënon 6 gola Luftëtarit

schedule19:06 - 27 Qershor, 2020

schedule 19:06 - 27 Qershor, 2020

Janë mbyllur dy sfidat e ditës së sotme në Superiore, të vlefshme për javën e 31-të. Partizani ka mposhtur me rezultatin e ngushtë 1-0 ekipin e Laçit, por një fitore shumë e rëndësishme.

Një gol i Çinarit në minutën e 10-të të sfidës rezultoi vendimtar në takimin kundër kurbinasve. Kjo fitore, i ngjit “Demat e Kuq” në kuotën e 47 pikëve në vend të pestë, vetëm 2 pikë më pak se Laçi i vendit të tretë.

Ndërsa takimi tjetër, u luajt në Vlorë, mes Flamurtarit dhe Luftëtarit. Kjo sfidë, pati plot 7 gola, me kuqezinjtë vlonjatë që triumfuan me shifrat 6-1. Një fitore tenistike, por fatet e dy skuadrave, dihen tashmë…/abcnews.al

Superiore, java 31

Partizani – Laçi  1-0
Çinari 10’

Flamurtari – Luftëtari  6-1
Ribaj 8’ 87’, Ramos 44’, Hoxhaj 56’ 71’ 75’