VIDEO/ Partizani-Laçi për vitrinë, spektakël pa fitues në “Elbasan Arena”

schedule17:54 - 27 Shkurt, 2021

schedule 17:54 - 27 Shkurt, 2021

Partizani e Laçi ishin të motivuar maksimalisht nga humbja e Vllaznisë në Shkodër dhe në fushën e blertë dhuruan spektakël, por jo fitues. Një duel që u mbyll në barazim 1-1 dhe tashmë “demat e kuq” numërojnë 3 pikë më pak se kuqeblutë, kurse Laçi e Teuta ndjekin nga pas.

 

Klasifikimi

Një ndeshje plot emocione, ku shenjë lanë Çinari dhe Harmon me golat e tyre. Kurbinasit ishin kërkues që në fillim dhe rrezikuan me Xhixhën dhe Harmon, por portieri Alban Hoxha nuk u ndëshkua prej tyre.

Hakaj i Partizanit dha një sinjal, kurse në minutat shtesë të pjesës së parë befasoi kurbinasit Erald Çinari. Sulmuesi, brenda zonës, goditi me saktësi dhe e çoi topin në rrjetë.

Minutat e para të pjesës së dytë Partizani u pa i vendosur mirë dhe u mundua të mos lnte hapësira, por Laçi gjithsesi reagoi dhe ia doli të barazonte me anë të Harmon.

Liberiani me kokë ndëshkoi Hoxhën. Në vazhdim Regi Lushkja rrezikoi portën e Partizanit, kurse nga ana tjetër Jasir Asani vuri në vështirësi portierin Alen Sherri. Gjithsesi nuk pati më gola dhe takimi u mbyll me shifrat 1-1. /abcnews.al

PARTIZANI-LAÇI 1-1
Shënues:
Çinari 45+1′ / Harmon 64′
PARTIZANI:
Ç Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Hakaj, Mala, Kote, Bardhi, Çinari, Cordeiro (Cara 63′), Cardoso (Asani 59′). Trajner: Ilir Daja.
LAÇI: Sherri, Selmani (Lucas Ramos 46′), Ignjatovic, Obanor, Marku, Deliu, Shehu, Lushkja (Malota 86′), Turkaj, Xhixha, Harmon. Trajner: Shpëtim Duro.
Karton i verdhë: Kote 59′

64′ Harmon ka barazpeshuar rezultatin me Partizanin, me një goditje perfekte me kokë. Portieri Alban Hoxha detyrohet ta nxjerrë topin nga rrjeta

45+1′ Partizani në epërsi, Erald Çinari ndëshKon skuadrën e Laçit dhe “demat” shkojnë të qetë në dhomat e zhveshjes

31′ Partizani iu afrua golit, me anë të shkodranit Erald Çinari. Sulmuesi, nga brenda zone e gjuajti topin jashtë kuadratit

20′ Redon Xhixha kishte mundësinë më të mirë për të shënuar. Sulmuesi i Laçit iu afrua golit në minutën e 19-të