Duket se rikthimi i Toni Kroos ka risjellë “harmoninë”, te “Die Manschaft”. Djemtë e teknikut, Julian Nagelsmann arritën një fitore të madhe mbrëmjen e kësaj të marte, teksa në “Deutsche Bank Park”, të Frankfurtit mundën me rezultatin e ngushtë, 2 me 1, “Tulipanët” e Holandës, duke arritur kështu një tjetër fitore të madhe, pas asaj ndaj Francës.
Të parët që kaluan në avantazh ishin djemtë e Ronald Koeman, me holandezët, të cilët shënuan, që në minutën e 4’-të, të sfidës, pas një kombimi perfekt Depay-Veerman, me këtë të fundit, që dërgon topin në rrejtën e Ter Stegen, mirëpo avantazhi nuk zgjat shumë dhe vetëm 9 minuta më pas, anësori, Maximilian Mittlestadt shënon një eurgol, në debutimin e tij, në tokën gjermane.
Për golin e fitores mendoi “bomberi” i “Verdhezinjve” të Borussia Dortmund, Niclas Fullkrug, i cili pasi merr një pasim “të artë”, nga “ylli” i Real Madrid, Toni Kroos dërgon topin në rrjetën e Verbruggen, për të fituar gjithçka, duke risjellë kështu buzëqeshjen e tifozëve gjermanë, në prag të Kampionatit Evropian të futbollit.
Tashmë, pas këtyre miqsoreve, sfidat e radhës, për “Die Manschaft” do të jenë në muajin qeshor, teksa më 3 e më 7 qershor do të ndeshen me Ukrainën e Greqinë dhe vetëm një javë pas përballjes me “Helenët” do të çelin në “Allianz Arena”, siparin e Euro 2024, në një sfidë spektakolare, ndaj Skocisë /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT: