Video/ Pamje shokuese, rrëshqet avioni me 162 persona në bord

schedule11:57 - 14 Janar, 2018

schedule 11:57 - 14 Janar, 2018

Një avion me 162 persona në bord ka rrëshqitur teksa ishte duke u larguar nga pista. Ngjarja ka ndodhur në aeroportin e Trabzonit në Turqinë verilindore mbrëmjen e së shtunës.

Avioni i Pegazit ka qëndruar shumë afër detit, pa përfunduar në ujë. Pasagjerët janë tronditur nga kjo ngjarje e cila për fat të mirë ka përfunduar pa viktima.

Sipas zyrtarëve lokalë, shkaqet e aksidentit mbeten të paqarta, ndërsa aeroporti mbeti i mbyllur për shumë orë për të kryer hetime.

Në një moment, tymi filloi të dilte nga kabina, por ndërhyrja për ndihmë ka qenë e menjëhershme dhe askush nuk është lënduar./tvklan.al

https://www.youtube.com/watch?v=Kd4jDN6FVXY