Ka shkuar në 18 numri i viktimave si pasojë e motit të keq dhe tornadove që përfshinë një ditë më parë shtetet amerikane të Teksasit, Arkansasit dhe Oklahomës.
Sipas autoritetet, mes viktimave janë dhe 2 fëmijë, teksa dëmet e shkaktuara janë tepër të mëdha.
Major #tornado northeast of Windthorst TX just intercepted pic.twitter.com/9epd6vgc44
— Reed Timmer, PhD (@ReedTimmerUSA) May 25, 2024
Shtatë vdekje u raportuan në Cooke County, Teksas, pranë kufirit të Oklahomas, ku një tornado përfshiu një zonë rurale. Tre persona humbën jetën në Arkansas. Midis tyre ishte një grua 26-vjeçare, e gjetur e vdekur jashtë shtëpisë së saj të shkatërruar në Olvey.
?HAPPENING NOW: Confirmed Tornado in Eddyville, KY!
⚠️TORNADO EMERGENCY ISSUED⚠️
LSC/Freddie Bryant pic.twitter.com/lJhW28rX3U
— Live Storm Chasers (@LiveStormChaser) May 27, 2024
Një tjetër fatalitet u raportua në Benton County.
/abcnews.al