Mbrëmjen e djeshme Vllaznia bëri një tjetër hap cilësor drejt titullit kampion, duke marrë një barazim pa gola shumë të vuajtur ndaj Partizanit.
Pas ndeshjes shkodranët janë nisur menjëherë për në Shkodër dhe pritja në qytetin e tyre ka qenë sërish e zjarrtë, pavarësisht se mbrëmë u regjistrua barazimi i dytë radhazi.
Dhjetëra tifozë kanë pritur mbërritjen e autobusit të kryesuesve të kampionit, te zhveshur nën reshjet e shiut e me temperatura të ulëta, duke brohoritur për ekipin e tyre të zemrës, që prej një dekade nuk qëndronte kaq gjatë në pozita të tilla. /abcnews.al