VIDEO/ Osmani i tërbuar dhe Starova që e mban, sherr në tunel pas ndeshjes Tirana-Teuta

schedule16:59 - 20 Shkurt, 2021

schedule 16:59 - 20 Shkurt, 2021

Teuta fitoi me Tiranën në “Selman Stërmasi” dhe në fund pati tension, që u krijua në tribunën kryesore të stadiumit. Sikurse bëjnë me dije burime pranë klubeve, incidenti përfshiu të afërm të portierit Stivi Frashëri.

Korccari në të shkuarën ka luajtur edhe me Tiranën, ndërkohë që në tribuna pati sherr. Tensioni i krijuar bëri që edhe forcat e rendit të vërshonin në tunelin e stadiumit. ABC sjell edhe plane nga sherri, ku mes të tjerësh shikohet edhe drejtori i Tiranës, Tefik Osmani.

Ish-mbrojtësi shfaqet i tërbuar, kurse Sulejman Starova e mban. Më pas gjakrat u qetësuan, me ndërhyrjen e forcave të sigurisë dhe policisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!