VIDEO/ Osasuna-Granada, goli nga 40 metra që u bë viral në rrjetet sociale

schedule12:26 - 23 Tetor, 2021

schedule 12:26 - 23 Tetor, 2021

Sfida mes Osasuna dhe Granada u zhvillua mbrëmjen e djeshme, ku nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 mes tyre.

Një gol nga 40 metra në këtë takim ka bërë gjiron e rrjeteve sociale. Kur kronometri po shënonte sekondat e fundit të mbylljes së takimit, ka ardhur edhe goli që askush se priste.

Nga një gabim i portierit të Osasuna vjen edhe goli. Gardiani i portës se Osasuna mendoi se takimi ishte mbyllur në favorin e skuadrës së tij dhe në sekondat e fundit bën një dalje nga porta që lojtarit të Granadas nuk i ka shpëtuar, me Angel Montoro që  godet topin nga 40 metra largësi për të barazuar rezultatin.

Një zhgënjim tek lojtarët e skuadrës së Osasuna që shtrihen në fushën e lojës, pas pësimit të golit, ku nuk iu dilte inati me portierin e skuadrës që humbi 2 pikë të rëndësishme.

Videoja e golit e postuar nga Granada ka bërë gjiron e rrjetit.

/f.a/abcnews.al