Oriola Marashi dhe Eros Grezda janë padyshim një ndër çiftet më të dashur për publikun shqiptar. Pavarësisht se përfliteshin prej kohësh, dyshja konfirmoi lidhjen vetëm pak muaj më parë.
Tashmë, ata nuk ngurojnë të ndajnë në rrjete sociale edhe momente pranë njëri-tjetrit. Së fundmi, ka qenë modelja që ka publikuar disa video në Instastory ku shfaqet krah partnerit duke shkëmbyer puthje.
Çifti gjithashtu është komentuar se kanë hedhur një hap drejt fejesës. Dyshimet u shtuan edhe më shumë pas disa fotove që Oriola postoi në rrjete sociale, ku shfaqej me një unazë në gisht. xh.d/abcnews.al