Ndërkohë që qeveria urdhëroi dje ndalimin e grumbullimeve publike me qëllim minimizimin e mundësisë së përhapjes së koronavirusit, ndryshe po ndodh tek Posta Shqiptare në Fier.
Mëngjesin e sotëm, pranë sporteleve të saj janë mbledhur një numër i madh të moshuarish për të dorëzuar kartat e identitetit dhe adresat me qëllim marrjen e pensionit.
Gjithçka ka ardhur pas njoftimit nga Posta Shqiptare se pensionet do të shpërndahen një shtëpitë e të moshuarëve, por për këtë duhet fillimisht dorëzimi i adresave dhe kartës së identitetit.
Por,ndërkohë që duhej të shmangte radhët, ky veprim i ka shtuar edhe më tepër ato pasi të moshuarit janë ngjitur me njeri-tjetrin, të pamaskuar duke rritur mundësinë e infektimit. /abcnews.al