VIDEO/ Nuk është dakord me vlerën e shpronësimit, nëna me vajzën hipin në tarracën e pallatit në Vlorë

schedule10:44 - 1 Qershor, 2023

schedule 10:44 - 1 Qershor, 2023

 

Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në zonën e Skelës në Vlorë disa minuta më parë për të shumbur një godinë dy-katëshe, raporton gazetari i ABC Neës, Elton Nika.

Në këtë ndërtes jetonin 7 familje ku disa prej tyre kanë pranuar vlerën e shpronësimit. Vetëm Tatiana  Hoxhaj që jetonin bashkë me vajzën e saj nuk ka pranuar të dali nga banesa pasi nuk e pranon vlerën që i është dhënë.

Ajo së bashku me vajzën e saj ka hipur në tarracën e pallatit dhe kundërshton të dali nga banesa duke u shprehur se do të kundërshtoj më të gjithë forcën që ajo ka.

Policia ka shtuar forcat e saj, të cilët kanë rrethuar zonën, ndërsa zonja vazhdon të qëndrojë në tarracë.

Tatiana shprehet se banesën e ka blerë para 30 vitesh dhe në 2017 e ka kaluar në emrin  saj me vendim gjyqësori dhe me hipotekë të rregullt.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!