VIDEO | Një tifoz nuk e lëshon, shikoni acarimin e Ronaldos!

schedule23:24 - 11 Dhjetor, 2019

schedule 23:24 - 11 Dhjetor, 2019

Cristiano Ronaldo shënoi golin e parë për Juventusin në atë fitore 0-2 kundër Leverkusen. Në Gjermani, forcat e sigurisë janë ekstreme, por në fund të takimit, një tifoz i ka shpëtuar stjuardëve, duke iu afruar me shpejtësi Cristiano Ronaldos.

Ai e kapi nga qafa yllin portugez dhe nuk e lëshoi. Ronaldo tentoi të largohej dhe në ndarje e sipër, u gërvisht në qafë. Një nga stjuardët arriti të kapë tifozin dhe ta largojë, por Ronaldo ishte shumë i acaruar.

Portugezi e humbi toruan dhe i foli ashpër tifozit që u fut në fushë dhe stjuardit që nuk e ndaloi në kohë. Buffon dhe pjesa tjetër e skuadrës u munduan ta qetësojnë yllin portugez./abcnews.al