VIDEO/ Një penallti “ringjall” Juventusin, Ronaldo rikthen baraspeshën

schedule21:50 - 7 Gusht, 2020

schedule 21:50 - 7 Gusht, 2020

Tjetër penallti në Torino, kësaj radhe për Juventusin. Ekipi i Sarrit po përballet në shtëpi me Lyon, që kaloi në avantazh në minutën e 12-të me anë të Memphis Depay.

Kampionët e Italisë fituan një penallti dy minuta përpara fundit të pjesës së parë, të cilën e shndërroi në gol Cristiano Ronaldo. Ylli portugez nuk gaboi, duke rikthyer në lojë skuadrën e tij.

Francezët kanë fituar 1-0 ndeshjen e parë dhe Juventusit i duhen dy gola të tjerë për të siguruar kualifikimin në çerekfinalet e Champions League. /abcnews.al