VIDEO/ Një kolumbian tallet me mbrojtjen e Cityt, Aguero rikthen baraspeshën

schedule21:22 - 21 Tetor, 2020

schedule 21:22 - 21 Tetor, 2020

Dy golat e parë të ndeshjeve të mbrëmjes në Champions League, vijnë nga Anglia. Manchester City po përballet me Porton dhe miqtë kanë kaluar në avantazh në minutën e 14-të.

Reparti i mbrojtjes së ekipit të Pep Guardiolës, konfirmon sërish që është shumë i dobët dhe problematik. Pasi gabojnë në një pasim të thjeshtë, mbrojtësit e “Cityzens” driblohen të gjithë nga Luis Diaz.

 

Veprime fantastike të sulmuesit kolumbian të ekipit portugez, i cili mposht portierin Ederson me një diagonale të saktë. Gjithsesi, avantazhi luzitan zgjati vetëm gjashtë minuta.

 

City fitoi një penallti pas një ndërhyrje të gabuar të “veteranit” Pepe dhe Sergio Aguero nuk gaboi nga pike e bardhë. Ndeshje e nisur zjarr në “Etihad Stadium” dhe barazim 1-1. /abcnews.al