VIDEO/Një i vrarë dhe një i plagosur, si ndodhi atentati në Tepelenë

schedule21:54 - 4 Dhjetor, 2019

schedule 21:54 - 4 Dhjetor, 2019

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Tepelenë, ku për pasojë ka humbur jetën një person, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në dalë të qytetit, ku i vrarë ka mbetur 47-vjeçari i identifikuar si Artur Bresha, ndërsa mësohet se është plagosur vëllai i tij Artan Bresha, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Por si ka ndodhur ngjarja?

Ashtu siç shihet nga pamjet e siguruara nga ABC News, Viktima Artur Bresha, i cili punonte roje nw bypass-in e Tepelenës mësohet se ka qenë në vendin e punës në momentin kur është qëlluar me armë zjarri. Autorët fillimisht kanë shkuar në kantier aty ku punonte viktima, dhe aty e kanë qëlluar, duke e lënë të vdekur në vend. Më pas atentatorët kanë marrë makinën e viktimës, një mjet tip mercedes benz 2000, dhe kanë shkuar pranë banesës së të vëllait, Artan Bresha, të cilin e pikasën në rrugë, dhe e kanë goditur duke e lënë të plagosur. Më pas atentatorët kanë arritur të largohen.

Artan Bresha, vëllai i viktimës, më herët ka qenë i arrestuar nga policia shqiptare gjatë operacionit “Koordinata” ku u bllokua një sasi droge prej 1 ton marijuana./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!