VIDEO/ Një djalosh uruguaian mrekullon në MLS, shënon gol alla-Messi

schedule09:38 - 29 Gusht, 2021

schedule 09:38 - 29 Gusht, 2021

MLS vazhdon sezonin përtej Atlantikut dhe nuk mungon aspak spektakli. Një nga ndeshjet më të bukura të këtij raundi ishte derbi mes Los Angeles dhe LA Galaxy.

90 minutat u mbyllën me shifrat 3-3, pas një beteje të vërtetë. Gjithsesi vëmendjen kryesore e mori një talent nga Uruguai, Brian Rodrigues.

21-vjeçari ishte autor i dy golave për Los Angeles dhe i pari i shënuar nga ai në minutën e 58, ishte një “perlë”. Djaloshi driblon këdo në një hapësirë të vogël në zonë dhe tund rrjetën. /abcnews.al