VIDEO/ Nisje e zjarrtë e Milanit, Hakan Calhanoglu ndëshkon “Shtrigat”

schedule20:55 - 1 Maj, 2021

schedule 20:55 - 1 Maj, 2021

Zhbllokohet ndeshja Milan-Benevento. Dy skuadrat luftojnë për objektiva të ndryshme: kuqezinjtë për një biletë në Champions League dhe djemtë e Pippo Inzaghit për të qëndruar në elitë.

Vendasit kanë kaluar në avantazh në minutën e gjashtë. Aksion i bukur i Milanit dhe gol i Hakan Calhanoglu, i cili mori një asist nga Saelemaekers.

Goli i katërt sezonal në Serie A për fantazistin turk (numëron edhe tetë asiste) dhe avantazh i rëndësishëm për “Djallin” e Piolit. /abcnews.al