Pavarësisht masave drastike të marra nga qeveria për parandalimin e COVID-19, shihen ende qytetarë që tentojnë të “thyejnë” rregullat e karantinës.
Ndërkohë në qytete, Policia dhe Ushtria vijojnë që të patrullojnë në rrugë për të siguruar që askush mos t’i thyejë rregullat strikte.
Nga kamerat e sigurisë është kapur një moment ku shihen disa të rinj që rrinë në grup.
Ngjarja shihet të jetë regjistruar mbrëmjen e 31.03.2020.,,, rreth orës 19:34. Në momentin që të rinjtë kanë konstatuar policinë janë shpërndarë menjëherë.
Video e siguruar nga gazetari Aldo Kozarja tregon se të rinjtë në momentin që vjen policia tentojnë të largohen. Ndërkohë pasi largohet policia ata rikthehen sërish.