VIDEO / “Nga e shtuna nisin fluturimet”, Rama prezanton hapin tjetër të lehtësimeve për shqiptarët jashtë vendit

schedule20:00 - 13 Prill, 2020

schedule 20:00 - 13 Prill, 2020

Gjatë prezantimit të paketës lehtësuese financiare për biznesin e madh e të vogël, kryeministri Edi Rama tha ndër të tjera se duke filluar nga e shtuna e ardhshme do të rinisin fluturimet nga Roma për të gjithë shqiptarët që duan të riatdhesohen.

Por të gjithë shqiptarët që duan të kthehen në shtëpinë e tyre, sipas kreut të qeverisë, do të duhet të rrinë në hotelet e posaçme të paguar prej tyre.

Ju kërkoj që gjithë atyre ndjesë të sinqertë të madhe sepse e marr me mend dhe më dhemb mundi i tyre i pazakontë në pamundësi për t’u kthyer në atdhe.

Njëkohësisht du atu them Turp, turp atyre që luajnë patriotash dhe demokratash, trup të flasësh bijtë e shqipes që u janë prerë krahët nga diktatura e Tiranës apo për mungesën e lirisë për t’u kthyer në shtëpi kur ne e kemi marrë këtë masë ekstreme pikërisht këtu ku jemi sot, në raport me një armik të padukshëm që do të na kishte grirë, nëse nuk do të merrnim këto masa, do të thotë të nxisësh infektimit.  

Falë edhe gjithë atyre shqiptarëve që vuajnë mungesën e kthimit në shtëpitë e tyrë kemi penguar përhapjen e sëmundjes. Gjithsesi do kemi kohë të flasim për këto kur të përfundojë e gjitha kjo. Në kuadrin e lehtësimeve me pikatore, ne kemi gati planin e rihapjes me shumë kujdes të riatdhesimeve. Nesër do të bëjmë publike modalitetet.

Sipas të gjitha gjasave të shtunën e kësaj jave do të nisin fluturimet, fillimisht nga Roma. Kush dëshiron të riatdhesohet të pronotojë avionin dhe pagesat në hotelin përkatës në zinxhirin e hoteleve të vëna në dispozicion si struktura karantinë. Detajet do të jepen nesër.

Atë që duket sot rruga më e gjatë, e cila me siguri na nxjerr më shkurt se çdo rrugë tjetër, kjo është rruga që ta fitojmë me nder dhe me shëndet këtë luftë. Prandaj është kaq e vështirë por besoj se duke parë familjet dhe njëri-tjetrin përditë, nuk e kemi të vështirë të mendojmë se rrugë më të mirë se kjo nuk ka. Prandaj durim, besim dhe kurajo motra dhe vëllezër më herët se vonë kur kjo e keqe të ketë kaluar ne do të ndjehemi të gjithë krenar për gjithçka që kemi bërë me mundim ditë për ditë”, tha Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!