Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Neymar kopjon Leo Messin, dhuron asist nga… penalltia

schedule21:19 - 17 Korrik, 2020

schedule 21:19 - 17 Korrik, 2020

PSG do të përballet me Atalantën për një biletë në gjysmëfinalet e Champions League, sfidë që do të luhet në datë 12 gusht (21:00). Kampionët e Francës po shfrytëzojnë këtë periudhe për të luajtur miqësore, me qëllim që skuadra të rifitojë disi ritmin e ndeshjeve.

Djemtë e Thomas Tuchel po përballen me belgët e Waasland-Beveren, ndeshje që po e fitojnë 7-0, teksa në fushë për miqtë ka zbritur edhe Din Sula, sulmuesi i Shqipërisë U-21. Neymar, autor i golit të dytë me penallti në minutën e 28-të, është bërë protagonist në ndeshjen e sotme.

PSG fitoi një tjetër penallti në fillimin e pjesës së dytë dhe ekzekutimin e mori përsipër sërish sulmuesi brazilian. 28-vjeçari i befasoi të gjithë, duke dhuruar një asist për Mauro Icardin, i cili nuk gaboi përballë portës kundërshtare.

Të njëjtën gjë bënë dyshja Leo Messi-Luis Suarez disa vite më parë gjatë një ndeshje kundër Celta Vigos. “Pleshti” nuk goditi portën, pasoi për bomberin uruguaian, i cili nuk e pati të vështirë të dërgonte topin në rrjetë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!