Neymar nuk është futbollist si të gjithë të tjerët. Edhe pse PSG luan një sfidë shumë të rëndësishme sot në orën 21:00 përballë Borussia Dortmund, ylli brazilian duket se nuk është aspak në presion.
Kampionët e Francës duhet të përmbysin humbjen 2-1 në Gjermani dhe do të jenë pa mbështetjen e tifozëve. Megjithatë, Neymar duket në formë të mirë dhe pak minuta para sfidës, e ka mendjen te muzika dhe kërcimi.
Veprimet e 28 vjeçarit, kanë shkrirë së qeshuri dy sulmuesit e tjerë të parisienëve, Mbappe dhe Icardi. Neymar luan titullar përballë Dortmundit, ndërsa Mbappe dhe Icardi janë në stol./abcnews.al
Neymar doesn’t feel the pressure ? pic.twitter.com/WwETSwTo7F
— B/R Football (@brfootball) March 11, 2020