VIDEO/ “Nëpër Shqipëri”, nis emisioni i destinacioneve të magjishme shqiptare

schedule15:02 - 29 Maj, 2020

schedule 15:02 - 29 Maj, 2020

Një program i ri nis rrugëtimin në “Abc News”. “Nëpër Shqipëri” me autorësi të Alban Musës do të jetë program javo, i cili do të ndërthurë natyrën, trashëgiminë, historitë personale dhe sipërmarrësit shqiptarë.

I ftuar sot në emisionin “ABC-ja e Mëngjesit” me gazetarin Enkel Demi, autori i programit tregoi disa prej destinacioneve dhe sipërmarrjeve që do të jenë pjesë e puntatave të para.

 

View this post on Instagram

 

Ku ndodhet ky vend?🤔 #NeperShqiperi #abcnewsalbania #abcnews

A post shared by ABC News Albania (@abcnewsal) on

Ai shtoi se ky program ka si qëllim të sjellë Shqipërinë e vërtetë, me destinacionet e saja fantastike dhe sipërmarresit e shqiptarët punetorë.

“Nëpër Shqipëri” puntatën e parë ia ka dedikuar zonës së Tamarës në Kelmend dhe historisë së një sipërmarrësi të zonës, mes sukseseve dhe veshtirësive që ai has për të ecur përpara.

“Nëpër Shqipëri” do të transmetohet çdo të shtunë në orën 17:00 dhe do të ritransmetohet të dielën në orën 07:00, 13:00 dhe 20:00 në ekranin e Abc News.  /abcnews.al