VIDEO/ Në “Wembley” kërcejnë “Samba”, dyshja “galaktike” gjunjëzon “Tre Luanët”

schedule21:56 - 23 Mars, 2024

schedule 21:56 - 23 Mars, 2024

Ishte një përballje mes “krijuesve” të futbollit dhe atyre që i dhanë “magji” këtij sporti. Brazili mposhti në “fortesën” e “Ëembley”, “Tre Luanët” e Anglisë, ku pavarësisht rezultatit minimal të sfidës, sërish në Londër nuk mungoi spektakli, me të pranishmit në tribuna, që panë një përballje “titanësh”, përgjatë të gjithë 90 minutave.

Goli i vetëm i sfidës erdhi në minutën e 80’-të, të lojës, ku një kundërsulm i rrufeshëm e djemve, të Dorival Junior u finalizuar më së miri nga “bomberi” 17-vjeçar, Endrick, me këtë të fundit, që merr një top të devijuar nga shoku i tij te skuadra e Real Madrid, Vincius Junior dhe me një goditje të lehtë dërgon sferën, pas shpatullave, të Pickford.

Kështu pas këtij triumfi, “Seleçao” rikthehet pas 15 vitesh, te fitorja ndaj Kombëtares së Anglisë dhe tashmë mendon për sfidën e radhës, teksa kësaj radhe do të sfidojnë më 26 mars, “La Furia Roja”, të Spanjës, ndëra “Tre Luanët” e Southgate do të përballen, po në datë 26 mars, me “Djajtë” e Belgjikës. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLIN

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!