Takimi mes ministrave të Jashtëm të Ukrainës dhe Rusisë ka përfunduar pa asnjë rezultat në Antalia, ndërkohë që lufta vazhdon intensive në terren me rusët që po bombardojnë civilët në disa qytete dhe ukrainasit që po shkatërrojnë autokolona të tëra tankesh pushtuese.
Commercial UAV footage released by the Ukrainian Army showing them engaging and routing a large Russian armoured convoy attempting to push towards Brovary, yesterday.???
Russian armour continues to fare incredibly poorly against Ukrainian ATGMs… pic.twitter.com/BrKU45UX5w
— Jimmy (@JimmySecUK) March 10, 2022
Sëfundmi, në mediat ukrainase po qarkullojnë pamjet e filmuara nga një dron pranë Kievit ku autokolona me tanke ruse goditet nga ukrainasit duke shkatërruar një pjesë të mirë të tyrë.
Lexoni KËTU gjithçka mbi luftën sot në Ukrainë
Fillimisht, ukrainasit godasin takun e parë të autokolonës dhe tankun e fundit duke bllokuar për disa minuta lëvizjen e mjeve të blinduara.
Gjatë kësaj periudhe ata godasin edhe disa tanke të tjerë duke i shkatërruar. Rusët mundet të lërgohen prej aty vetëm pasi kanë lënë shumë ushtarë të vdekur dhe një numër të konsiderueshëm tankesh të shkatërruar. /abcnews.al