VIDEO | Ndryshimi në pankinë jep efekt, Everton mposht Chelsea

schedule15:22 - 7 Dhjetor, 2019

schedule 15:22 - 7 Dhjetor, 2019

Humbja e tretë në katër javët e fundit për Chelsea. Ekipi i Lampard doli pa pikë nga transferta kundër Everton, ndeshje që e humbi 3-1. Debutim fantastik për skocezin Ferguson në pankinën e ekipit nga Liverpool.

Goli i parë erdhi shumë shpejt. Richarlison kërceu bukur me kokë dhe kaloi Evertonin në avantazh në minutën e pestë. Edhe pjesa e dytë nisi me golin e vendasve. Calvert-Leëin dyfishoi shifrat, por Kovacic riktheu “Blutë e Londrës” në lojë tre minuta më pas.

Miqtë u hodhën në kërkim të golit të barazimit, por shënoi sërish Calvert-Lewin. Sulmuesi anglez vulosi fitoren e ekipit të tij me golin e shënuar 6 minuta përpara fundit të ndeshjes. Everton reagoi pas tre humbjeve rresht dhe u rikthye te fitorja e shumëpritur, ndërsa Chelsea mbetet në vend të katërt me 29 pikë. /abcnews.al

Everton – Chelsea 3-1
(Richarlison 5′, Calvert-Lewin 49′, 84′ / Kovacic  52′)