VIDEO/ Ndjekje si nëpër filma në Selanik, arrestohen 3 persona

schedule18:38 - 29 Korrik, 2021

schedule 18:38 - 29 Korrik, 2021

Një ndjekje si nëpër filma është regjistruar pasditen e sotme në Selanik. Automjeti po trafikonte ilegalisht 5 emigrantë.

Në rrugën Lagada, makina u përplas dhe u largua nga vendi i ngjarjes.  Patrullat e trafikut menjëherë u vunë në ndjekje të tij.

Automjeti u ndalua pas disa minutash ndjekje nëpër rrugë ndërkohë që në pranga janë vënë tre persona. /Abcnews.al