VIDEO/ Termeti, flet Haradinaj: Edi Rama nuk më hapi telefonin

schedule08:00 - 4 Dhjetor, 2019

schedule 08:00 - 4 Dhjetor, 2019

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë për Abc News ka rrëfyer se si u organizua shteti i Kosovës brenda 30 minutash për ti ardhur në ndihmë Shqipërisë së goditur nga termeti, në orët e para të mëngjesit të 26 Nëntorit. Ai ka treguar se ka komunikuar me Metën, dhe përmes një kërkese verbale të tij është organizuar për të sjell grupet e emergjencës në Shqipëri. Po kështu Haradinaj ka rrëfyer se Kryeministri ynë Edi Rama nuk i është përgjigjur në telefon për ngjarjen e rëndë.

“Është bërë e pamundur për tu lidhur me Kryeministrin. Një numër që mban ai (Rama) nuk di si ta arrish në telefon. Unë e kam provuar kryeministrin dhe ka qenë vështirë, ai s’mban fare telefon dhe s’ka një person që mund të komunikosh në të tillë situatë me të”, u shpreh Haradinaj. /abcnews.al

INTERVISTA E PLOTE/ Haradinaj flet për ndihmën humanitare, Ramën dhe Hagën

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!