VIDEO/ NBA: Lakers triumfojnë në finalen e parë, Davis-James të pandalshëm

schedule09:58 - 19 Shtator, 2020

schedule 09:58 - 19 Shtator, 2020

Los Angeles Lakers ka fituar finalen e parë të Konferencës së Perëndimit, kundër Denver Nuggets. Rezultati final i ndeshjes ishte 126-114, me vendasit që dominuan në periodat 2 dhe 3, kur shënuan 26 pikë më shumë se kundërshtari.

Nuggets u mundua të bënte mrekullinë në periodën e fundit, por 24 pikët diferencë ishte e vështirë të përmbyseshin. Lakers ishin më lart, pasi ishin pesë basketbollistë që shënuan mbi 10 pikë. Nikola Jokic dhe Jamar Murray, me nga 21 pikë të shënuara, e kishin të pamundur t’i rezistonin kundërshtarit.

Nga ana tjetër Anthony Davis ishte fantastik, duke shënuar 37 pikë, ndërkohë që kapi edhe 10 topa në tabelë. Sigurisht kontributin e tij e dha edhe LeBron James, me 15 pikë, 12 asiste dhe 6 topa në tabelë. 18 pikë të shënuar edhe nga Kentavious Caldwell-Pope, kurse Dwight Howard dhe Kyle Kuzma realizuan përkatësisht 13 dhe 11 pikë. /abcnews.al