VIDEO/ NBA: Lakers “fluturojnë” edhe në finalen e dytë, dorëzohen Nuggets

schedule08:10 - 21 Shtator, 2020

schedule 08:10 - 21 Shtator, 2020

Los Angeles Lakers kanë triumfuar edhe në finalen e dytë të Konferencës së Perëndimit, pasi thyen me rezultatin e ngushtë 105-103 skuadrën e Denver Nuggets.

Lakers në dy periodat e para shënuan 10 pikë më shumë se rivali, që u përpoq ta përmbyste. Pa sukses dhe tani seria e finaleve ka shkuar 2-0.

Anthony Davis vazhdon të shkëlqejë, teksa ka realizuar 31 pikë dhe ka rikuperuar 9 topa në tabelë, veç dy asisteve.

Në formë të shkëlqyer edhe LeBron James. “Mbreti” u ndal në 26 pikë të realizuara, ndërkohë që asistoi katër herë dhe rikuperoi 11 topa në tabelë.

Kontributin e tyre në këtë fitore e dhanë edhe Kentavious Caldwell-Pope dhe Danny Green, me nga 11 pikë të shënuara.

Nikola Jokic (30 pikë, 9 asiste, 6 topa në tabelë) dhe Jamal Marray (25 pikë, 4 asiste, 6 topa në tabelë) u munduan të thyejnë Lakers, por pa sukses. / abcnews.al