VIDEO/ NBA: James-Davis “makineri”, Denver Nuggets nuk reziston dot

schedule08:37 - 25 Shtator, 2020

schedule 08:37 - 25 Shtator, 2020

Los Angeles Lakers mposhtin për të tretën herë Denver Nuggets dhe kryesojnë 3-1 serinë e finaleve në Konferencën e Perëndimit. Një ndeshje e balancuar finalja e katërt mes tyre, teksa Lakers triumfuan 114-108, pas katër periodave që u mbyllën me këto shifra: 37-30, 23-25, 27-29 dhe 27-24.

Anthony Davis vijon të shënojë një “mal” me pikë, teksa këtë herë ka realizuar 34. Sigurisht shkëlqen edhe LeBron James, i cili shënoi 26 pikë dhe iu afrua realizimit të “triple-double”. Mbreti asistoi 8 herë dhe kapi 9 topa në tabelë.

Për Lakers u paraqitën mirë edhe basketbollistë të tjerë, pasi katër lojtarë shënuan 10 pikë e lart dhe e ndihmuan skuadrën të triumfonte. Nga ana tjetër, për Denver vetëm Jamal Murray me 32 pikë të realizuara ishte në ditën e tij më të mirë. / abcnews.al