VIDEO/ Napoli me “5 yje”, fiton bindshëm ndaj Veronës në transfertë

schedule20:29 - 15 Gusht, 2022

schedule 20:29 - 15 Gusht, 2022

Napoli i ka nisur mbarë këtë sezon të ri të Serie A, përballë Veronës në transfertë duke fituar me rezultatin e thellë 2-5.

Edhe pse gjatë kësaj merkatojë vere, skuadra humbi dy sulmuesit e saj kryesor, Mertens dhe Insigne, duket se opsion e sulmit po tregojnë veten.

Pjesa e parë do të përfundonte me avantazhin minimal të miqve, falë golave të Kvaratskhelia dhe Osimhen në minutat e 37 dhe 45, që do të përbysnin golin e Lasagna në minutën e 29.

Vendasit do të barazonin sapo të niste pjesa e dytë me Henry, por Napoli do të përgjigjej shpejt në minutën e 55 me Zielinskin, dhe më pas do të vinin edhe golat e tjerë me Lobotka dhe Politano, për ta mbyllur këtë takim me “5 yje” për ekipin e Spallettit./abcnews.al