VIDEO/ Napoli bën detyrën: Fitore qetësie për Gattuson, Mertens rigjen golin

schedule19:54 - 28 Shkurt, 2021

schedule 19:54 - 28 Shkurt, 2021

Napoli harron eliminimin nga Europa League dhe siguron tre pikë qetësie përballë Beneventos. Skuadra e Gattusos fitoi 2-0 në “Diego Armando Maradona”, sukses që e mban në lojë për një biletë në Champions League.

Sërish titullar Amir Rrahmani, teksa Elseid Hysaj u fut në fushë në minutat e fundit. Ekipi i Pippo Inzaghit rezistoi vetëm gjysmë ore lojë. Dries Mertens u rikthye te goli pas një kohe të gjatë dhe kaloi Napolin në avantazh. Dyfishimi dhe goli i qetësisë erdhi në mesin e pjesës së dytë.

Autori i golit Matteo Politano, i cili gjeti golin e shtatë sezonal në Serie A. Vendasit e mbyllën ndeshjen me dhjetë lojtarë pas daljes me karton të kuq të Kalidou Koulibaly në minutën e  81-të (dy të verdha për mbrojtësin senegalez). /abcnews.al