Dërgohen në spital dy naftëtare nga Greva e Ballshit pas gjendjes së rënduar shëndetësore.
Naftëtaret ndodhen në ditën e 21 të grevës shkak i të cilës janë bërë pagat e prapambetura të cilat nuk i kanë marrë ende.
Siç shihet në pamjet e siguruara nga abcnews.al, gjatë ditës së sotme grevën e tyre, ato e kanë shoqëruar edhe me parulla të cilat i kanë shkruar në muret e ambienteve ku po zhvillojnë grevën, si dhe në tokë.
Disa prej shkrimeve që shihen në muret e godinës ku po zhvillohet greva e grave naftëtare:
Grevë Urie, shteti hesht!
Nënat duhet të jenë më pranë fëmijëve!
Shteti përgjegjës!
Kam mall për fëmijët!
Fëmijët flenë me barkun bosh!
Pak bukë, pak ujë, pak dritë!
Fëmijët nuk e njohin privatin, duan bukë!
Gratë greviste i janë bashkuar asaj të burrave, e cila vijon prej shumë javësh.
Naftëtarët kanë kërkuar zgjidhje për problemin e tyre dhe dhënien e 13 pagave të cilat nuk i kanë marrë asnjëherë.
n.d./abcnews.al