VIDEO/ “Mos e prek shqiptarin tim”, Xhaka shtyn shokun dhe eviton përplasjen

schedule20:59 - 22 Nëntor, 2020

schedule 20:59 - 22 Nëntor, 2020

Leeds United-Arsenal ishte një ndeshje e luftuar dhe plot rivalitet, por gola nuk pati. Takimi i javës së nëntë në Premier League, u mbyll në barazim 0-0. Minuta e 52-të solli edhe largimin e Nicolas Pepe me karton të kuq.

 

Sulmuesi i Arsenal goditi me kokë Ezgjan Alioskin, lojtarin me origjinë shqiptarë të skuadrës të Marcelo Bielsa. Arbitri kryesor pa në VAR se çfarë kishte ndodhur dhe i tregoi të kuqen afrikanit, me ekipin e Mikel Artetës që mbeti me një lojtar më pak.

Dikush në kampin mik nuk e priti mirë veprimin e Alioskit dhe shkoi t’i kërkonte llogari në fund të takimit. Ai ishte Kieran Tierney. 23-vjeçari ishte i acaruar dhe u nis plot inat drejt lojtarit të Leeds United.

Për fat të mirë afër Alioskit gjendej një tjetër shqiptar, Granit Xhaka. Ky i fundit e shtyu shokun e tij të skuadrës, duke evituar përplasjen. Tierney nuk po e mbante vendi, por u largua pas vendosmërisë së Xhakës. /abcnews.al