Tashmë që të gjithë janë në djeni të gjendjes në vend dhe pjesa më e madhe po ndërgjegjësohet, aktori i njohur i humorit ka menduar ti kthej paksa buzëqeshjen shqiptarëve.
Muharrem Hoxha ka realizuar një parodi mbi situatën e shtetrrethimit ku ndodhet vendi.
Ai e ka titulluar parodinë “E kruajta vetë” dhe ia dedikon një të moshuari që shkel rregullat e izolimit dhe merr 100 mijë lekë gjobë.
“Mora gjobë 100 mijë lekë, desh më iku mendja krejt. Futa veten në siklet e ku ti gjej gjithë ato lekë. Qysh t’ia bëj unë vaj medet vajta dhe e kruajta vetë,”- këndon Muharrem Hoxha.
Me anë të parodisë, aktori i humorit i bën apel njerëzve të qëndrojnë në shtëpi pasi shëndeti është më i rëndësishëm se gjithcka tjetër.
Gjithashtu kërkon zbatimin e masave për të mos marrë gjoba. /abcnews.al