VIDEO/ Monza triumfon ndaj Sassuolo-s së Bajramit, Torino ndalet nga Verona

schedule20:36 - 2 Tetor, 2023

schedule 20:36 - 2 Tetor, 2023

Kanë përfunduar 2 sfidat e para të mbrëmjes së kësaj të hëne, të vlefshme për javën e 7-të Kampionatit italian të futbollit, Serie A, ku Sassuolo u mund nga Monza, me rezultatin minimal, 0 me 1, ndërsa Torino e Verona e mbyllën në barazimin, 0 me 0, sfidën mes tyre.

Goli i vetëm në sfidën, Sassuolo-Monza erhdi në minutën e 66’, ku pas një pasimi fantastik të Caldirola, talenti 21-vjeçar, Lorenzo Colombo tund rrjetën e portierit Consigli, për të vulosur rezultatin, 0 me 1.

Falë këtyre rezultateve, Monza ngjitet në vendin e 12 të renditje, po aq sa Sassuolo në vendin e 11 dhe Torino në vendin e 10, por me një golavarazh më negativ se dy të lartpërmendurat, ndërsa Verona mbetet në vendin e 15 me 8 pikë. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLIN: 

Sassuolo 0-1 Monza