Monika Kryemadhi është paraqitur këtë të premte në sekretarinë e Gjykatës së Posaçme. Kryemadhi është paraqitur për të lexuar dosjen hetimore.
Nga pamjet, Kryemadhi shihet në momentin kur mbërrin në ambientet e SPAK.
GJKKO ka caktuar ndaj Monika Kryemadhit masës e sigurisë detyrim paraqitje. Kryemadhi po hetohet nga SPAK për tre akuza pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish në lidhje me dosjen e CEZ DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA.