VIDEO/ Momenti kur ukrainasit rrëzojnë avionin rus

schedule11:49 - 5 Mars, 2022

schedule 11:49 - 5 Mars, 2022

Ushtria e Ukrainës zbulon çdo orë detaje nga lufta me rusët duke theksuar se deri më tani kanë vrarë më shumë se 10 000 ushtarë pushtues dhe kanë shkatërruar rreth 250 tanke. Sa i përket ajrit ata raportojnë se kanë rrëzuar 39 avionë dhe 40 helikopterë.

Lexoni KËTU gjithçka nga lufta sot në Ukrainë

Njëri prej avionëve të rrëzuar duket të jetë edhe ky avion sulmi Su-24 në video, i cili bie në tokë pasi goditet nga një raketë tokë-ajër ukrainase.

Ngjarja ka ndodhur në rajonin e Chernihiv ku më herët rusët kanë kryer masakra duke goditur me predha zonat e banuara, raporton abcnews.al.

Humbjet e ruseve sipas ukrainasve

Mësohet se njëri prej pilotëve ka vdekur, kurse tjetri është kapur. /abcnews.al