Godina e shpallur e pabanueshme në Durrës është shpërthyer në mënyrë të komanduar nga Policia e cila ka bërë edhe evakuimin e të gjithë banorëve.
Ekspertët tashmë njoftojnë se ka një listë të ndërtesave të cilat janë shpallur të pabanueshme me qëllim shembjen e tyre.
Specialistët thonë se objekti që u shëmb ka pasur dëmtime të mëdha në strukturat mbajtëse. Banorët janë postuar në një perimetër të sigurt nga policia raporton për abcnews.al gazetarja Glidona Daci.
Godina katër katëshe që përdorej në dy katet e para si biznes ndërsa dy katet e tjera banesa për familjaret është shembur. Raportohet se nuk ka pasur dëme për banesat përreth. Forcat e policisë nuk kanë lejuar banorët të afrohen në godinën 4-tër katëshe. Specialistët e IKMT kanë bërë një listë paraprake për godinat e tjera të cilat duhet të shembet. Ata thonë se kanë hasur në vështirësi për shkak se disa nga ndërtesat e shpallura të pabanueshme dhe që duhet të shemben, janë gjendur shume pranë objekteve te tjera dhe për këtë arsye vazhdojnë të analizojnë situatat se si mund ti jepet një zgjidhje.
Në vendngjarje ndodhen forcat e ndërhyrjes së shpejtë, IKMT-ja, dhe zjarrfikëset në rast se do të ketë nevojë për një ndërhyrje të shpejtë edhe pse deri tani nuk raportohet për incidente.
/abcnews.al