Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lezhë. Policia njofton se një mjet tip Golf 4 me targa AA 995 BV ka dalë nga rruga ku për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit shtetasi E rmir Rroku 35 vjeç, banues në Ishull Shëngjin.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:06 në vendin e quajtur Ura e Merrxhanit.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë po kryejnë veprimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. /abcnews.al