Kukësi ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme ndaj Skënderbeut me shifrat 0-1, e para për këtë sezon.
Ka mjaftuar goli i Reçit, me një goditje nga distance në minutën e 29’ të pjesës së parë për t’i dhënë pikët e para për këtë sezon verilindorëve.
Ndeshja ka qenë me raste, sidomos nga Skënderbeu për të barazuar, por nuk ia kanë dalur.
Kukësi kështu mbetet ende në vendin e fundit me tre pikë, ndërsa korçarët në vendin e gjashtë me gjashtë pikë./h.ll/abcnews.al