VIDEO/ Milimetri e ndau me fitoren, Juventusi ndalet nga Crotone

schedule22:45 - 17 Tetor, 2020

schedule 22:45 - 17 Tetor, 2020

Juventusi nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim 1-1 në fushën e Crotones, duke lënë dy pikë në një transfertë ku ishin fukshëm favoritë në letër. Por vendasit, kaluan të parët në avantazh, me anë të Simy me penallti (12’).

Juventus arriti të barazojë në minutën e 21-të, me anë të sulmuesit Alvaro Morata, i cili u asistua nga debutuesi Federico Chiesa. Gjithçka po shkonte mirë për 22-vjeçarin dhe për Juventusin, por në minutën e 60-të, u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë Juven me 10 futbollistë.

GOLAT/ CROTONE  1-1  JUVENTUS

Edhe pse në inferioritet numerik, Juventusi arriti të gjejë golin për 1-2, sërish me anë të Moratas. Por pas konsultimit me VAR, për plot 4 minuta, u vendos se Morata ishte offside dhe nga pamjet, diferenca është milimetrike.

Takimi në fund, u mbyll i barabartë me rezultatin 1-1, me të dyja skuadrat që marrin nga një pikë. Pas 4 ndeshjesh të luajtura, Juventusi është në vend të dytë me 10 pikë, ndërsa Milani kryesues ka 12 pikë të plota./abcnews.al