Milan rikthehet te fitorja në kampionat. Kuqezinjtë kanë mundur Udinesen me shifrat 1-2. Ibrahimovic vazhdon të jetë një “bishë” e vërtetë, teksa sot dha asistin e golit të parë për Franck Kessie në minutën e 18-të. Udinese u tregua këmbëngulëse dhe provoi të kthente fatet e ndeshjes.
📽️ GOOAL FRANCK KESSIE PRESIDENTEpic.twitter.com/C3xEoswAl8
— AC Milan Reports (@ACMReports) November 1, 2020
Në fillim të pjesës së dytë, ylli i ekipit Rodrigo De Paul gjeti rrjetën e barazimin me penallti. Ndeshja vijoi e barabartë, por Milani tregoi se është mësuar të arrijë te fitorja. Ishte sërish Ibrahimovic që u shfaq protagonist, duke shënuar me gol me stil “biçikletë” në të 83-tën minutë pas një hezitimi të mbrojtjes së Udinese.
Në fund të ndeshjes tabela u fiksua në shifrat 1-2 dhe Milani merr tri pikët e radhës, që e mbajnë në krye të klasifikimit edhe pas javës së gjashtë. Djemtë e Piolit grumbullojnë 16 pikë, katër më shumë se Atalanta e Gjimshitit. /abcnews.al
GOOOOOAL ZLATTANN IBRACADABRApic.twitter.com/B0RwxrTcFH
— AC Milan Reports (@ACMReports) November 1, 2020