VIDEO/ Milani makineri golash, Kessie ndëshkon bardhezinjtë e Udinese

schedule12:54 - 1 Nëntor, 2020

schedule 12:54 - 1 Nëntor, 2020

Milani vazhdon të jetë në formë dhe sulmi po funksionon. Kuqezinjtë ia dolën të shënojnë kundër Udinese pas 18 minutash lojë.

Protagonist Zlatan Ibrahimovic, i cili uli një top në zonë për Franck Kessie. Ky i fundit goditi fort dhe topi përfundoi në rrjetë pasi u përplas fillimisht në tra.

Milani e ka nisur mbarë kampionatin, teksa fitoi fillimisht katër ndeshjet e para dhe vetëm javën e pestë u ndal nga Roma në një ndeshje që u mbyll në barazim 3-3. /abcnews.al