Gjigandët francezë të PSG kanë triumfuar mbrëmjen e sotme në “Parc des Princes”, përballë Lens në sfidën e vlefshme për javën e 31’-të të Kampionatit francez të futbollit, Ligue 1, duke vulosur kështu përfundimisht “fatet” e kampionatit.
Djemtë e Christophe Galtier përfituan nga një karton i kuq i marrë nga mesfushori i Lens, Abdul Samed në minutën e 19’-të, teksa arritën të shënonin plot 3 herë në pjesën e parë. Fillimisht Mbappe në minutën e 31’-të, më pas Vitinha në minutën e 37’-të dhe në të 40’-të Mbappe shërben kësaj radhe për Lionel Messin, për të vulosur kështu rezultatin 3 me 0 në pjesën e parë.
Ndërkaq, në pjesën e dytë kryeqytetasit “pushuan”, me të vetmin gol që erdhi nga miqtë e Lens, falë polakut Frankoëski, i cili përktheu mrekullisht në gol një penallti në minutën e 60’-të të sfidës.
Me këtë fitore, PSG arrin në kuotën e 72 pikëve dhe krijon një shkëputje prej 9 pikësh me Lens-in e vendit të dytë të cilët deri më tani kanë regjistruar 63 pikë, duke pritur kështu vetëm “matematikën” për t’u shpallur Kampionë të Francës. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Goli i Kylian Mbappe, 1-0:
Goli i Vitinha, 2-0:
Goli i Lionel Messi, 3-0:
Goli i Frankowski, 3-1: