VIDEO/ “Meep, Meep” bëhet virale, edhe faqja e Bayern me postim epik

schedule18:24 - 27 Maj, 2020

schedule 18:24 - 27 Maj, 2020

Ditën e martë, Bayern Munchen fitoi klasiken e Gjermanisë kundër Borussia Dortmund me rezultatin 0-1, falë një goli të Joshua Kimmich. Por futbollisti që mori vëmendjen më të madhe, ishte Alphonso Davies.

Mbrojtësi i majtë bavarez bëri një tjetër paraqitje të shkëlqyer, gjë që e ka bërë shpesh këtë sezon, duke u shndërruar në një ndër më të mirët në formacionin e Hansi Flick. Për paraqitjen e djeshme, Davies mori elozhe dhe nga Thomas Muller.

Sulmuesi gjerman e krahasoi me karakterin kryesor të filmave të animuar “The Roadrunner”, duke i thurur elozhe për shpejtësinë e tij. Kaq ka mjaftuar që deklarata e Muller të bëhet virale, madje dhe vetë faqja zyrtare e Bayern, ka bërë një video epike, ku fjalët e Thomas Muller janë kthyer në një këngë “remix”, ndërsa në video, shihen të gjitha vrapimet e shpejta të Alphonso Davies. Fantastike!/abcnews.al