Është mbyllur takimi mes Laçit dhe Flamurtarit i vlefshëm për javën e 32-të në Superiore, me kurbinasit që kanë fituar me rezultatin 2-1. Të tre golat e kësaj sfide, u shënuan në pjesën e dytë të sfidës.
Fillimisht, ishte Xhixha ai që fiton një penallti në minutën e 50-të të sfidës dhe Kyrian Nwabueze, mori përsipër ekzekutimin e saj. Bomberi nigerian arriti të shënojë dhe ky gol, ishte i 19-ti në Superiore.
LEXO EDHE: VIDEO/ Bie rezistenca e Flamurtarit, Laçi në avantazh falë një penalltie!
Flamurtari befasoi për pak minuta kurbinasit e Cungut, pasi Hoxha barazoi në të 63-ën. Pas një humbje topi të Deliut, numri 7 i Flamurtarit përfiton dhe gjuan bukur me të djathtën nga jashtë zone, duke tundur rrjetën.
LEXO EDHE: VIDEO/ Gafë e Deliut, Flamutari shokon Laçin në Kurbin!
Megjithatë, Laçi e ri-gjeti golin e avantazhit dhe njëkohësisht edhe të fitores, me anë të Turkajt në minutën e 76-të. Ky sukses, i ngjit djemtë e Cungut në kuotën e 52 pikëve, katër më pak se Kukësi i vendit të dytë.
Fiton edhe Vllaznia. Ekipit shkodran i mjaftoi një gol i brazilianit Silvio Junior në fundin e pjesës së parë për t’u rikthyer pas gjashtë ndeshjesh te fitorja. Trepikësh i rëndësishëm për kuqeblutë, që vijojnë të renditen në vend të tetë, pozicion që të dërgon në finalen e “play-out”. /abcnews.al
LEXO EDHE: VIDEO/ Vllaznia në avantazh, goli i Junior bën diferencën në Gjirokastër
Superiore, java 32
Laçi – Flamurtari 2-1
Nwabueze (p) 50’, Turkaj 76’ / Hoxha 63’
Luftëtari-Vllaznia 0-1
(Silvio 40′)
https://streamable.com/ao7rna